Arbëri

Reka takon themeluesin e Fondit Arsimor Kosovar-Amerikan, nga i cili u arsimuan 106 kosovarë

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim themeluesin e Fondit Arsimor Kosovar - Amerikan (KAEF), Dale Pfeiffer, me të cilin biseduan për kontributin e këtij fondi në krijimin e kuadrove të reja të Kosovës duke iu mundësuar studime të avancuara universitare nëpër universitetet prestigjioze amerikane.

Në një njoftim për media nga kjo ministri, thuhet se nga ky fond deri më sot janë arsimuar 106 kosovarë të cilët kontribuojnë sot në nivel politik, administratë publike, si dhe në sektorin privat të vendit.

“Në takim u diskutua mbi modalitetet për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet fondit KAEF dhe kontributit të Qeverisë së Kosovës. Në vijim, palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve me të gjithë akterët që janë pjesë e arsimit dhe përkrahjes në këtë proces”, thuhet në kumtesë.