Arbëri

Dimal Basha i VV-së konsideron se senatori David Perdue është keqinformuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar senatorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës David Perdue, cili tha se nëse Kosova nuk e heq taksën atëherë SHBA-të duhet ta shqyrtojnë praninë e trupave të tyre në Kosovë.

Basha me këtë rast tha se ky është një keqinformim nga ana e senatorit.

“Jo zotëri, ju keni qenë të keqinformuar! Serbia ka vendosur tarifa edhe për Kosovën, kështu që tarifat duhet të hidhen nga të dyja palët. Kosova është gjithmonë e përkushtuar për paqe. Serbia ishte dhe mbetet i vetmi mik i Rusisë dhe agresori i vetëm në Ballkan”, thuhet në reagimin e deputetit të Vetëvendosjes”, tha Basha.

Image