Arbëri

Grenelli shpërndan qëndrimin e senatorit amerikan që thotë se “SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë praninë në Kosovë”

Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka shpërndarë në Twitterin e tij deklaratën e senatorit amerikan David Perdue, që kërkon nga SHBA-ja ta rishqyrtojë praninë e forcave të saj në Kosovë.

Grenellit, nuk e ka komentuar këtë qëndrim të Perdues, e as nuk ka dhënë qëndrim të tij, veçse e ka shpërndarë atë.

Perdue tha se “Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”.

Lexo edhe: Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tash me progresin historik të arritur, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha obligimet e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar Perdue në Twitter, transmeton Koha.