Arbëri

Sot në Kosovë shi, nesër parashihen temperaturat maksimale deri 19 gradë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

“Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të martën do të mbajë mot relativisht i freskët dhe me reshje shiu”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.

Sipas IHMK-së, nga e mërkura do të ketë kushte tjera meteorologjike, kështu që në fushat termike parashihet të ketë ngritje.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, përfundon njoftimi.