Arbëri

Mblidhet Këshilli për Siguri i Kosovës, pritet të vendoset për masat parandaluese për koronavirusin

Foto: Reuters

Këshilli për Siguri i Kosovës, që funksionon në kuadër të Kryeministrisë, do të mbajë sonte një mbledhje urgjente për t’i diskutuar masat që duhet të merren për të parandaluar koronavirusin.

KOHA merr vesh se mbledhja do të mbahet nga ora 20:00.

Ndër masat që pritet të merren janë ndalimi i ngjarjeve sportive, tubimet në masë, si dhe mbyllja e shkollave.