Arbëri

Pacolli: AKR është e përfaqësuar me njerëz të dinjitetshëm

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli gjatë një takimi të premten me të rinjtë e AKR-së, prezantoi kandidatët e kësaj partie për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit duke thënë se AKR është e përfaqësuar me njerëz që kanë dinjitet.

Pacolli tha se ata që votojnë për AKR-në, njëherësh do të votojnë për kandidatët e saj për deputetë të Kuvendit të ardhshëm të Kosovës.

“Përfaqësimi i rinisë dhe gjinisë femërore është në listën e kandidatëve dhe AKR është e përfaqësuar me njerëz të dinjitetshëm. T’i bindni qytetarët që ata të marrin leje nga ata që t’i përfaqësojnë qytetarët me votën e tyre. Neve këto zgjedhje na karakterizojnë dhe me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Besoj se secili nga ju ka ndjenja ta përjetojë në mënyrë humane këtë muaj të shenjtë”, citon kp të ketë thënë Pacolli.

Ndërsa Agim Bahtiri shprehu besimin se AKR si pjesë e koalicionit me LDK-në dhe Alternativën do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme, pasi e meriton një gjë të tillë, ndërsa u zotua se kjo parti do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve.