Arbëri

Thaçi: Duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas

Foto: Alban Bujari / KOHA

Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se duhet të zotohemi për me shumë barazi e trajtim të drejtë të gruas.

Ai këtë e ka thënë me rastin e 8 Marsit – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, transmeton Koha.net.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës. Jam krenar me shumë gra të Kosovës, që janë zëri dhe fytyra më e mirë e popullit tonë në botë: në art, sport, shkencë e shumë fusha të tjera. Nderimi ndaj jush është i pafund. Urime 8 Marsi”, ka shkruar Thaçi.