Arbëri

Avokati i Popullit: Jemi në pritje të Kushtetueses për verdiktin rreth Ligjit të Pagave

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka folur në Interaktiv të KTV rreth Ligjit të Pagave.

Sipas tij, janë mbi 45 ankesa nga individë dhe institucione që kanë vlerësuar se është i papranueshëm. Sipas Avokatit, ka pasur parregullsi në vet përmbajtjen e ligjit.

Sipas tij, sikur të ishte edhe vetëm 1 ankesë ajo do të ishte e kontestueshme për t’u dërguar në Gjykatë.

“Nuk është hera e parë që institucioni i Avokatit të Popullit ka dërguar në Kushtetuese ankesa të shumta”, tha Hilmi Jashari, Avokat i Popullit.

Ai tha se “ka argumente dhe presin vendimin e Kushtetueses”.

Sipas tij ka shqetësime nga sektorë të ndryshëm, që kanë shprehur pakënaqësi, njëjtë si në Ligjin për Zyrtarë Publikë.

“Në kërkesën tonë kemi vlerësuar dhe kemi dhënë shpjegime se afektohen një grup në institucione publike. Kërkesa jonë nuk ka të bëjë me atë që u shfaq në publik me kontestimin e pagave, as të diskriminohen disa grupe të caktuara, as shëndetësia e disa sektorë tjerë”, tha ai.

Sipas Avokatit të Popullit, kërkesa e vetme ka qenë për institucionet që kanë kontestuar pabarazinë.

“Kemi besuar se Gjykata Kushtetuese të caktojë seancë dëgjimi ku ftohen edhe ndërkombëtarët, që t’u jepet përgjigje të gjithëve”, tha ai.

Ky Ligj është ende në fuqi, dhe së shpejti Kushtetuesja pritet të japë vendimin përfundimtar.

“Po presim verdiktin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Vlen të theksohet se nëse Kushtetuesja e anulon këtë Ligj, priten protesta dhe greva, sidomos ajo e arsimit dhe shëndetësisë.