Arbëri

Sindikata e Punëtorëve të sektorit privat kërkon rritjen e pagës minimale në 350 euro

Sindikata e Punëtoreve të Sektorit Privat ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që më 1 maj të merret vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro.

Këtë kërkesë e ka bërë kryetari i kësaj sindikate Jusuf Azemi, në një konferencë për medie të mbajtur sot, raporton KOHA.

Kreu i sindikatës ka kërkuar që nga tani institucionet publike të mos nënshkruajnë kontrata me kompanitë që pagën minimale e kanë nën 350 euro.

Azemi ndër të tjera ka kërkuar edhe që numri i inspektorëve të rritet si dhe kushtet e punëtorëve në sektorin privat të përmirësohen.