Arbëri

Veseli uron besimtarët myslimanë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Shkrimi i plotë i Veselit:

Të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës ua uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ramazani është muaji i vlerave të larta shpirtërore të njeriut, paqes, dashurisë, humanizmit dhe solidaritetit.

Përmes agjërimit dhe besimit te Zoti ne i bëjmë edhe më të fuqishme këto vlera në shoqërinë dhe shtetin tonë të pavarur e sovran. Urime!