Arbëri

Moti sot në Kosovë

Foto: Koha

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në vendin tonë.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi. Shi do të bie me intensitet mesatar deri të lartë, duke përfshirë tërë territorin e Republikës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare deri e fortë”, përfundon njoftimi.