Arbëri

Gashi: Konferenca e presidentit e panevojshme, duket se është hidhëruar me Osmanin

Avokati, Tomë Gashi, në Rubikon të KTV-së ka thënë se konferenca e sotme e presidentit nuk ishte e nevojshme, duke theksuar se ajo u dukë si një hidhërim ndaj kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se institucionet duhet të jenë të harmonizuara.

“Duket se ka qenë paksa i hidhëruar posaçërisht ndaj Osmanit, e cila ka thënë se agjenda nuk ia mundëson të vjen në Kuvend për shkak të organizimeve të Epopesë. Institucionet duhet të jenë të harmonizuara për gjithçka, dhe një lloj i tillë i udhëtimeve jashtë shtetit pa një njoftim paraprak dhe kur nuk e dinë as kryeministri e as kryeparlamentarja. Mendoj se konferenca ka qenë e panevojshme, dhe presidenti është dashur të priste disa ditë dhe të priste propozimin e Osmanit”, ka thënë Gashi.


Lexoni edhe: 

Thaçi: Emërimi i Lajçakut për dialogun, gabim strategjik i BE-së [video]


Gashi ka shtuar se, “nuk besoj se asnjë shqiptar normal që presidenti ynë të bëjë takime me faktorët në SHBA, por duhet paraprakisht të dihet se çfarë po kërkojmë. Kemi parë idhnime ndërmjet politikanëve. Sinkronizimi nuk është ashtu siç do të duhej të ishte”.