Arbëri

Sipas Vuçiqit, as që ka në horizont marrëveshje me Kosovën

Beograd, 4 mars – Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se as që ka në horizont marrëveshje me Kosovën, madje as që po bisedohet për të, e citon agjencia serbe e lajmeve FoNet, transmeton Koha.net.

Ndërsa rreth takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në SHBA, ai tha se kanë biseduar për avionë, hekurudhë dhe autostradë, po ashtu e ka paralajmëruar që të shohë se cili do të jetë vendi i ardhshëm që do të tërheqë njohjen për Kosovën.