Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), miratoi të premten me 7 vota vendimin për regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë si subjekt zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Për këtë proces, KQZ regjistroi gjithashtu dhe Partinë Republikane, e cila vendosi të konkurrojë e vetme në garën për zgjedhjen e parlamentit të ri.
Gjithashtu, KQZ regjistroi sot Partine Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim si subjekte zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kavajë, që po ashtu mbahen më 25 qershor.
Regjistrimi i dy partive të djathta, PD dhe PR, u bë pas vendimit të opozitës për futjen e saj në zgjedhje, si rezultat i marrëveshjes PS-PD të 18 majit.
-
26 maj 2017 18:41
-
Shpërndaje në: