Arbëri

Nesër dhe pasnesër, vranët e me shi në Kosovë

Foto: Arben Llapashtica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, për nesër dhe pasnesër, ka parashikuar mot të vranët dhe me shi.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi. Shi do të bie me intensitet mesatar deri të lartë, duke përfshirë tërë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare deri e fortë”, thuhet në njoftimin e IHK-së.