Arbëri

Meta: Presidenti i popullit ‘kuq e zi’ ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka sulmuar ashpër Qeverinë dhe kryeministrin e saj, Edi Rama. Në tubimin që po mbahet në Tiranë, e të thirrur nga ai, siç ka thënë, për mbrojtje të kushtetutës, ka sulmuar edhe ndërkombëtarët, duke i quajtur puçistë, raporton TCH.

“Zëri i popullit, Zëri i zotit. Presidenti i popullit ‘kuq e zi’ ulet në gjunjë, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi, para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizatat ndërkombëtarë mafioze që kërkojnë të shkatërrojnë sovranitetin dhe kushtetutën tuaj. Neni dy i kushtetutës që ju e votuat në referendum në 22 nëntor ’98, thotë se sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”, tha Meta para protestuesve.

Gjatë protestës, të mbështetur edhe nga Partia Demokratike, është shpalosur edhe një flamur kombëtar gjigant.