Arbëri

Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë kësaj fundjave mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale diellore.

Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi deri 6m/s.