Arbëri

Sindikata e RTK-së dënon sulmin ndaj Ahmetit

Descriptive Text

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka dënuar ashpër sulmin fizik që i është bërë kryeredaktorit të web-faqes së RTK-së, Altin Mehmeti.

Ahmeti është sulmuar mbrëmë në një lokal në Prishtinë, nga siç ka thënë ai, pesë persona.

Sindikata tutje përmes një reagimi për media ka kërkuar që të kapen akterët e dhunës dhe të dënohen.

“Sindikata e Pavarur e RTK-së dënon ashpër aktin e dhunës ndaj kryeredaktorit të web-faqes së RTK-së, Altin Ahmeti i cili është sulmuar mbrëmë nga disa persona në një lokal të Prishtinës. Sindikata kërkon nga organet e drejtësisë që të marrin të gjitha masat ligjore në mënyrë që kryesit e këtij akti të shumtuar të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagim.

Lexo edhe: Sulmohet fizikisht kryeredaktori i web-faqes së RTK-së