Arbëri

E diela me “Kohën Ditore” i kushtohet vendimeve të qeverisë për shkarkime bordesh

Vendimet e fundit të Qeverisë për shkarkime në disa borde ndërmarrjesh, trajtohen gjerësisht në numrin e veçantë të së dielës në Koha Ditore.

Detaje për shkarkimin e zyrtarëve që vlerësohet se pameritë dhe falë lidhjeve politike kanë fituar pozitat publike, shpalosen në shkrimin kryesor me titull “(Ç)kapja e shtetit”.

Aty mund të kuptoni se cilat janë dy vendimet e Qeverisë Kurti, që vlerësohet se kanë ngjallur frikën për rikapje të shtetit.

Për rëndësinë e depolitizimit të institucioneve përmes procesit të vetingut flet në intervistë Betim Musliu, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Reportazhi këtë javë sjellë rrëfimet e ish të burgosurve politik në burgun e Gurrakocit, të cilët kthehen në liri në vendin ku u keqtrajtuan nga pushteti serb.

Kërkimi i autoriteteve kineze për të gjetur personin e parë që u infektua me virusin korona, e gjeni në faqet e botës.

Luan Çukani vjen në monument, ku shpalos zanatin e poçarit të trashëguar ndër tre breza.

Për lidhjen e veçantë me muzikën të sopranos franceze Amelie de Broissia, mund të lexoni në rubrikën e kulturës.

Cilat ishin ndryshimet radikale brenda familjeve shqiptare gjatë viteve të 70’ta? Përgjigjen e gjeni në fejton.

Se si trajneri kondicional italian Corrado Saccone arriti ta njoh Kosovën përmes Valon Behramit, e kuptoni në faqet e dedikuara për sportin.

Ndërsa, si zakonisht, as këtë javë nuk mungojnë artikuj të tjerë të veçantë nga vendi dhe bota.