Arbëri

Veseli u thotë të rinjve të Prizrenit se “Fillimi i ri” ka kuptim me ju

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në takim me të rinjtë e Prizrenit tha se janë ata ajo që mund ta bëjnë më së miri që t’i japin kuptim kësaj lirie dhe ndërtimit të shtetit.

Veseli tha se liderët nuk lindin por krijohen me sfida të vështira.

"Nëse ka kuptim fillimi i ri atëherë ka vetëm me ju dhe për ju", citon KP Veselin.

Ai shtoi se koncept i fillimit të ri është zhvillimi ekonomik. Derisa të rinjtë tha duhet të jenë në vendimmarrje.

"Ju jeni ata që më 11 qershor do t’i jepni kuptim lirisë", tha Veseli.

Me këtë rast është bërë edhe shpërndarja e disa certifikatave dhe aderimeve në PDK.