Arbëri

Heldt e quan hap të guximshëm heqjen e pjesshme të tarifës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, e ka quajtur të guximshëm hapin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind nga lënda e parë në mallrat serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se kjo mund të qojë në një proces konstruktiv në heqjen e barrierave tregtare dhe lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Hap i rëndësishëm dhe i guximshëm nga kryeministri Albin Kurti vetëm pas dy javëve në detyrë. Tani duhet të çojë në një proces konstruktiv për heqjen e barrierave të tregtisë dhe lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Serbisë dhe në riangazhim për një dialog që çon në normalizim të plotë”, ka shkruar ai.

Image