Arbëri

Qeveria “liron” citostatikët nga TVSH-ja që s’paguhet qysh më 2014

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka thënë se po e heq TVSH-në për citostatikë, që janë barna të cilat përdoren nga pacientet e sëmurë me kancer.

Por citostatiket janë të liruar nga tatimet doganore që nga viti 2014. Këto lloje barnash kanë tarifë doganore zero prej se është miratuar Ligji Nr. 04/L-163. Ligji për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor thotë që janë të liruara nga obligimet tatimore të gjitha llojet e citostatitikëve në të gjitha dozat dhe në të gjitha format farmaceutike.

Ligji përmban 20 faqe dhe në ligj që nga 2014 janë përcaktuar se cilat produkte lirohen. Në këtë listë janë të përfshirë të gjithë citostatikët që janë të regjistruar në Agjencionin Kosovar për Produkte Medicinale, raporton Koha.net.

Se citostatiket kanë pasur zero për qind TVSH që prej 2014 e kishte konfirmuar para dy vitesh edhe vetë ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti.

Pas reagimeve për ngritjen e TVSH-së së barnave në vitin 2015 ai kishte shkruar një sqarim në rrjetin social në Facebook ku kishte deklaruar se citostatiket tashmë po paguanin zero euro tarifa.

Ky ishte postmi i tij i atëhershëm.

“Në bashkëpunim me Shoqatën e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike, është vendosur që barnat të jenë me 8% TVSH të zbritshëm. Kjo krijon mundësinë që këto kompani që merren me barna të zbresin TVSH-në në blerjet që realizojnë dhe në investimet që bëjnë. Kjo është ndryshim i madh për këtë sektor dhe në favor të sektorit dhe qytetarëve, pasi pritet që kostoja investive dhe kostot e tjera të këtyre bizneseve të jetë më e ulët pasi e zbresin TVSH-në. Ndërkaq, të gjithë citostatikët mbesin me zero për qind TVSH”, pati deklaruar ministri Hoti në sqarimin e tij në lidhje me pakon e re fiskale.

Image