Arbëri

Të hënën mbahet seanca për taksën

Foto: Alban Bujari / Koha

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur sot është vendosur që seanca e kërkuar nga 41 deputetë të Kuvendit lidhur me mosheqjen e taksës, do të mbahet të hënën në orën 11:00.

Ajo tutje ka shtuar se pas të hënës janë planifikuar të mbahen edhe dy seanca tjera.

“Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme. Këtë të hënë në orën 11 do të kemi seancë të jashtëzakonshme për mosheqjen e taksës. Po ashtu do të kemi seancë edhe më 5 mars për epopenë e UÇK-së, po ashtu me 9 mars do të kemi seancë tematike për ditën e gruas. I kemi trajtuar edhe disa çështje procedurale, janë një sërë bordesh që duhet emëruar", ka thënë ajo.

Duke folur për vendimin e Qeverisë për heqjen e pjesshme të taksës ai ka thënë se askush nuk po mundohet t’i dëmtojë marrëdhëniet me SHBA-në.

“Do të kemi takime me kryeministrin që të diskutohen këto çështje. Sa i përket dyshimeve se dikush po mundohet t’i dëmtojë relacionet me SHBA-në, ju them se një gjë e tillë nuk ekziston”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nuk mund të rrezikohen marrëdhëniet me SHBA-në vetëm për çmimet e një produkti.

Sipas saj sot do të takohen përfaqësues të dy partive.