Arbëri

Konferenca ndërkombëtare e arsimit: Kosovo learning summit 2020 “Dizajnimi i të mësuarit”

PRISHTINË, KOSOVË, 28 shkurt 2020 — Konferenca e 4të ndërkombëtare e arsimit fillon sot në kafiterinë e American School of Kosova në Shkabaj. Pritet që 250 mësimdhënës të marrin pjesë në këtë konferencë. Do të vijnë mësues nga shkolla private nga i gjithë rajoni dhe mësimdhënës ndërkombëtarë që do të vijnë nga Kanada, Holanda, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Austria. Mësues nga shkollat më të mira publike të Kosovës gjithashtu do të ftohen dhe do të mbështeten nga GIZ.

Mirëseardhja dhe shënimet do të fillojnë menjëherë sot në orën 08:00 në kafiterinë e ASK-së në kampusin e ri në Shkabaj nga Shannon Bruce Ramaka, themeluesja e samitit dhe drejtoresha e American School of Kosova. Më pas fjalimi kryesor do të prezantojë temën Dizajnimi i të mësuarit me autorët, mësuesit dhe këshilltarët James Denby dhe Robin Ulster që aktualisht punojnë në Amsterdam. Së bashku ata kanë drejtuar sesione të zhvillimt profesional dhe të menduarit llogaritës, të shkrimit, të shkencave sociale, kodimit dhe dizajnimit të lojërave me mësues të të gjitha niveleve në të gjithë Kolumbinë Britanike dhe kanë publikuar një mori librash për mësues.

Ngjarja dy ditore do të përfshijë temat e mëposhtme:

Aventurat në dizajnimin e të menduarit dhe arsimimi bazuar në dizajn nga James Denby dhe Robin Ulster

Arritja e futjes në praktikë të metodës “Hulumtim-Informim” në shkallën matëse: Roli kyç i drejtuesit të shkollës që ka rrjet te gjërë të njoftësive

Pedagogjia e mundësisë së dytë: Qasja dhe mësimdhënia organizative që u jep të gjithë nxënësve mundësitë që u duhen për të pasur sukses nga Valentina Osmani dhe Elizabeth Gowing, OJQ “The Ideas Partnership”

Mësimet e nxjerra nga PISA dhe arritja e zhvillimit të integruar në shkolla (ISDA) nga Rrezearta Zhinipotoku Behluli, GIZ

Literatura e ekuilibrit dhe përshtatja e saj në klasën tuaj

nga Jennifer Navarre

Dizajni i mësimnxënies për integrimin e kulturës dhe trashëgimisë nga Rebecca J. Dahl, M.Ed.

Impakti i trurit në adoleshencë; hulumtim për edukimin e nxënësve të shkollës së mesme nga Ines Schreiner

Rritja e kreativitetit në matematikë: Çfarë ka ndodhur me kreativitetin në matematikë? Si mund ta kthejmë atë? nga Cody Buye

Ndërtimi i respektit të ndërsjellë dhe një dashuri për të mësuar në mesin e nxënësve tanë në mënyrë që modeli ynë të funksionojë! nga Avni T. Xhemajli

{gallery}

*Artikull i sponsorizuar