Arbëri

Gjykata Supreme miraton udhëzuesin për gjoba dhe një mendim juridik për pasurinë e konfiskuar

Nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, sot është mbajtur seanca e përgjithshme e Gjykatës, gjatë të cilës është miratuar Udhëzuesi specifik për Llogaritjen e Gjobës në rastet e veprave penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit për media, sot gjithashtu është miratuar Mendimi Juridik për Pasurinë e Konfiskuar, i cili ka për qëllim unifikimin e praktikës gjyqësore me rastin e vendosjes lidhur me konfiskimin e pasurisë së kryesve të veprave penale dhe të zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore të nenit 284 dhe 487 të paragrafit 3, të Kodit të Procedurës Penale.

“Në seancë kanë marrë pjesë gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe ata nga Dhoma e Posaçme e kësaj gjykate, si dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane, Corey Smith dhe Benina Kusari, të cilët njëherësh janë mbështetësit kryesor të realizimit të planit të punës së gjykatës”, thuhet në njoftim.