Arbëri

Paralajmërohet rrezik për shtim incidentesh gjatë fushatës

Descriptive Text

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë kanë alarmuar për rrezikun e përshkallëzimit të situatës gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan sot Koha Ditore.

Duke iu referuar disa incidenteve të fundit dhe presioneve të raportuara nëpër media, zyrtarë të OSBE kanë bërë thirrje që të shmangen kërcënimet.

Megjithëse nuk kanë drejtuar gishtin tek asnjëra parti, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe misioni i OSBE-së, ditë më parë përmes një komunikate të përbashkët kërkuan ndaljen e presioneve politike. SHBA-ja nuk ka treguar nëse ka pasur ndonjë ankesë në adresë të tyre për presione e kërcënime në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.