Arbëri

Rikthehen vranësirat në Shqipëri

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por që mundësitë për reshje janë të pakta. Në zonat e thella malore do të ketë reshje lokale shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë dhe do të variojnë: në zonat malore nga 01ºC në 11ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 17ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18ºC.

Era do të fryjë në drejtim jugor, ndërsa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.