Arbëri

Thaçi refuzon të flasë për demantimin e njohjes nga Xhamajka

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka refuzuar të flasë për demantimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, nga ana e Xhamajkës.

Pas akademisë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, gazetarët kanë pyetur Thaçin për ngjarjet e fundit, por pavarësisht insistimit, ai nuk ka pranuar të flasë.

Thaçi të enjten në Twitter tha se ka marrë njoftim nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, se Xhamajka e ka njohur Kosovën shtet. Megjithatë, ministrja e Jashtme e këtij shteti, pak orë më vonë deklaroi se Xhamajka akoma s’e ka njohur Kosovën.