Arbëri

Ministri i Brendshëm mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit me Misionin e EULEX-it

Foto: MPB

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti sot shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.

Veliu pasi falënderoi misionin e EULEX-it për kontributin që e kanë dhënë në sundimin e rendit dhe ligjit, duke theksuar se në kuadër të kompetencave që ka ky mision, MPBAP do të ofrojë bashkëpunimin e ngushtë të institucioneve të sigurisë në Kosovë në koordinimin e veprimeve të përbashkëta me këtë mision.

Sipas njoftimit të MPBAP-së, Veliu theksoi se në bashkëpunim me misionin e EULEX-it dhe partnerët tjerë do të diskutojnë shpejt çështjen e strategjive kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe menaxhimin e kufijve të integruar dhe çështje të tjera me rëndësi që do ta përmirësojnë sistemin.

Nga ana e tij Wigemark tha se Misioni i EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Kosovës, dhe gjithashtu është i kënaqur me gatishmërinë e ministrit Veliu për bashkëpunim të mëtutjeshëm.