Arbëri

Shi e borë sot edhe në Shqipëri

Descriptive Text

Moti në Shqipëri sot parashikohet i vranët deri në mesditë, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të dominojë kthjellimi.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se prej orëve të mëngjesit do të jenë prezente reshjet e shiut dhe do të përfshijnë të gjithë vendin deri në mesdite. Në pjesën e dytë të ditës deri në pasdite do të ketë reshje shiu në jug dhe borë në zonat malore. Më tej do të ndërpriten. Intensiteti i reshjeve parashikohet i ulët dhe mesatar. Në jugperëndim të vendit reshjet do të marrin karakter rrebeshesh me shkarkesa elektrike. Në zonat malore mbi 800 metër reshje dëbore.

Mjegull e mjegullinë nëpër lugina.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje dhe kthen ne Verilindje 1-10 m/sek, prej orëve të mesditës era fiton shpejtësi e vrullshme dhe me rrahje 20-25 m/sek duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Qytetet Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 4/11 Shi diell

Lezhë 2/14 Shi diell

Durrës 5/13 Shi diell

Tiranë 6/12 Shi diell

Berat 2/13 Shi diell

Vlorë 5/13 Shi diell

Korçë 0/9 Shi bore diell

Gjirokastër -0/10 Shi diell

Sarandë 5/13 Shi diell