Arbëri

Qeveria shfuqizon vendimin e Qeverisë Mustafa për përfitimet e zyrtarëve pas përfundimit të mandatit

Foto: Alban Bujari / KD

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e qeverisë Mustafa që ka të bëjë me përfitimet e ish-zyrtarëve pas përfundimit të mandatit të tyre, raporton KOHA.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se me këtë vendim do zvogëlohen shpenzimet.