Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por që mundësitë për reshje janë të pakta. Vranësirat do të shtohen pasdite ku nesër mundësitë për reshje janë të shumta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore temperaturat do jenë nga 01ºC deri në 11ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 17ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 18ºC.

Era do të fryjë në drejtim verior-veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det pritet deri në 2 ballë.