Arbëri

Për 17 Shkurtin, RrGK bëri homazhe te varri i Nexhmije Pagarushës

Anëtaret e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) sot, më 17 shkurt, me rastin e përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, bënë homazhe te varri i ikonës kosovare Nexhmije Pagarusha (1933-2020).

Në shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprën e Pagarushës, si një grua e fuqishme, anëtaret e RrGK-së vendosën lule te varri i saj në fshatin Pagarushë.

Kujtojmë se në vitin 2015 RrGK për Pagarushën ndau mirënjohje për “Guximin dhe veprat të cilat kanë motivuar dhe fuqizuar vajzat dhe gratë në Kosovë”.

Vepra e saj mbetet frymëzuese sot e përgjithmonë.