Arbëri

Ambasada britanike ia uron Kosovës 12-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Në urimin e ambasadës britanike thuhet se “Mbretëria e Bashkuar do të jetë partneri yt, përderisa zhvillohesh dhe përparon për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe për stabilitetin e rajonit”.

Urimi i plotë i Ambasadës së Britanisë së Madhe:

Gëzuar ditëlindjen e 12-të Kosovë. Gjatë vitit të kaluar edhe një herë ti i ke treguar botës mikpritjen tënde të mrekullueshme, gjatë lojës së parë të futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë, në Prishtinë. Dhe përsëri ke treguar zemrën tënde të madhe, kur pas tërmeteve në Shqipëri shkove me shpejtësi në ndihmë të atyre që ishin në nevojë të madhe. Marrëdhëniet tona janë ndërtuar përmes historisë dhe vazhdojnë të rriten. Mbretëria e Bashkuar do të jetë partneri yt, përderisa zhvillohesh dhe përparon për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe për stabilitetin e rajonit.