Arbëri

Ilir Aliu emërohet zëvendësministër i financave dhe transfereve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Ilir Aliu, Zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

“Kryeministri Kurti, ka uruar z. Aliu për pozitën në këtë institucion dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen për çështje relevante, në shërbim të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.