Arbëri

Arrestohet edhe një edukatore e institucionit parashkollor "Cambridge Kids"

Foto: Cambridge Kids / Facebook

Policia ka arrestuar edhe një tjetër edukatore të institucionit parashkollor "Cambridge Kids" me dyshimin për keqtrajtim me fëmijë.

Lexoni edhe: MAShTI: Kopshti “Cambridge Kids” nuk ka aplikuar për licencë

Këtë e ka konfirmuar për "Kohën Ditore', zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ajo ka thënë se ndaj dy edukatoreve të arrestuara sot është shqiptuar masë ndalimi 48 orësh.

“Prokurori kujdestar ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarat në Gjykatën Themelore në Prishtinë si dhe ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast”, ka theksuar zëdhënësja e Themelores.