Arbëri

Konjufca kërkon që të shtyhet aplikimi për anëtarësim në Interpol

Foto: Driton Paçarada / KD

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që të shtyhet për vitin e ardhshëm aplikimi për t’u anëtarësuar Kosova në Interpol.

Sipas Konjufcës, gjasat për anëtarësim për këtë vit janë të vogla, meqë Asambleja e Përgjithshme mbahet në Uruguai, vend që s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës, raporton KTV.

Në mbledhjen e Qeverisë, Konjufca ka kërkuar që të shqyrtohet mundësia që aplikimi të bëhet në vitin 2021, kur edhe Asambleja e Përgjithshme do të mbahet në Turqi.