Arbëri

KMDLNJ-ja shpërndan libra nëpër burgje

Descriptive Text

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë në kuadër të mandatit të saj për monitorimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të drejtave të fëmijëve në veçanti, ka dhuruar libra nëpër burgje.

Siç njofton përmes një kumtese, shpërndarja e librave është bërë në kuadër të projektit “Integrimi i fëmijëve të margjinalizuar për shkak të statusit social” të përkrahur nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

“Përveç aktiviteteve të shumta të realizuara në kuadër të këtij projekti, monitoruesit e të drejtave të fëmijëve kanë vlerësuar se këto qendra kanë nevojë për këto donacione duke pasuruar bibliotekat e këtyre institucioneve. Drejtuesit e të gjitha institucioneve kanë falënderuar KMDLNj-në për të gjithë kontributin e dhënë jo vetëm për këtë donacion por edhe për të gjitha aktivitetet dhe përkrahjen që u ka dhënë në vazhdimësi këtyre kategorive të institucioneve e fëmijëve. Gjithashtu, KMDLNj u premtoi se do të angazhohen gjithmonë për të ndihmuar këto institucione dhe këta fëmijë edhe më fuqishëm edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.

KMDLNj “falënderon edhe stafin të cilët gjithmonë kanë qenë shumë bashkëpunues dhe vullnetmirë për të ndihmuar dhe përmirësuar kushtet e punës në këto institucione”.