Arbëri

Artan Murati emërohet këshilltar i Osmanit

Descriptive Text

Njohësi i çështjeve politike, Artan Murati, është emëruar këshilltar i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se përvoja shumëvjeçare në Kuvend bashkë me gjeneratën e politikanëve të rinj e të pakorruptuar e ka bërë ta ndërmarrë këtë veprim, të cilin ai e quan, ndër më të rëndësishmit deri më tani.

“Kuvendi i Kosovës duhet të jetë funksional dhe efektiv. Do të punoj me tërë kapacitetin profesional e moral për t’i shërbyer vendit, për aq sa di dhe kam mundësi”, ka shkruar ai.

Ditë më parë, në cilësinë e këshilltarit politik të Osmanit është emëruar edhe Vehbi Miftari.