Arbëri

Veliu: Së shpejti sqarohen paqartësitë e bashkimit të Ministrisë së brendshme me atë të Administratës

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka mbajtur takimin e parë njoftues me udhëheqësit e Agjencive dhe Departamenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Veliu ka thënë se së shpejti do të sqarohen paqartësitë e bashkimit të ministrisë së Punëve të Brendshme me atë të Administratës Publike.

“Obligimet tona në garantimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë publike si dhe ofrimin e shërbimeve ndaj institucioneve dhe qytetarëve duhet të vazhdojnë dhe kryhen me përkushtim të lartë”, ka thënë Veliu.