Arbëri

Kurti: Protestat e drejta avancuan drejtësinë

Kryeministri, Albin Kurti ka bërë homazhe tek pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt në Bulevardin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ai ka thënë se para 13 viteve protestuan paqësisht por në ketë vend nuk u priten paqësisht. Me 10 shkurt 2007 sipas tij, protestuan me shumë të drejtë, raporton Koha.net.

"Protestuam kundër diskriminimit në paketën e Ahtisarit e cila u publikua më 2 shkurt të vitit 2007. Aty 37 herë përmendej emri serb ndërkaq fjala shqiptar 1 herë. Ajo paketë vendosi pengesa të mëdha që i kemi edhe sot e kësaj dite. Shumicën e dyfishtë, dominimim ndërkombëtar për mbi institucionet vendore, shuarjen e TMK-së, decentralizimin etnik e borxhin e jashtëm të Serbisë që na përshkruhej edhe neve", ka thënë ai. Kjo sipas tij, ishte ndër demonstratat më të mëdha pas luftës.

"232 plumba të skaduar u gjuajtën mbi ne. Ne nuk do të ishim këtu po të mos ishin Moni e Arbeni. Ata thanë mos tradhtoni e mos u shitni. Protestat e drejta avancuan drejtësinë", ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se ende mungon për Monin e Arbenin, ndaj në këtë kontekst sipas tij UNMIK-u duhet të kthejë përgjigje në opinionin e panelit Këshillues për të drejtat e njeriut të UNMIK-ut sipas të cilit policia ka pasur faj sa i përket vrasjes së demonstruesve paqësorë.