Arbëri

Programi ambicioz i Qeverisë Kurti, gjerësisht në të dielën me “Koha Ditore”

Programi ambicioz i kryeministrit Albin Kurti për mandatin e tij katërvjeçar në krye të Qeverisë, trajtohet gjerësisht në numrin e veçantë të së dielës në Koha Ditore.

Premtimet nga dialogu me Serbinë, shteti i së drejtës, reforma në ekonomi, rritja e buxhetit për shëndetësinë e deri te çështjet e riorganizimit të arsimit, shpalosen në shkrimin kryesor me titull “Plani i ndryshimeve”.

Aty mund të kuptoni detaje rreth shërbimit ushtarak të detyrueshëm dhe planit të Kurtit për dënimin e krimeve të luftës.

Njohësi amerikan i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer, flet në intervistë për qëllimin e presionit ndërkombëtar ndaj Kosovës.

Në reportazh vjen historia e fshatit Llugaxhi të Lipjanit.

“Pekini në kohërat e koronavirusit” dhe “Lufta e Finlandës me lajme të rreme nis qysh në fillore”, janë dy nga titujt e faqeve të botës.

Për mënyrën se si mbërriti në Shqipëri Silva Doçi, e vetmja shqiptare që jetonte në qytetin kinez ku shpërtheu koronavirusi, mund të lexoni në Shqiptarçe.

Rrëfimin personal të jazz-kitaristit Taulant Mehmetit, e gjeni në rubrikën e kulturës.

Ndërsa, monumenti këtë javë sjell historinë e përgatitjes së bakllavasë në Kosovë, e cila konsiderohet si “mbretëresha e ëmbëlsirave”.

Se në çfarë vështirësish kaloi futbollisti Bashkim Ajdini për arritur majat në futbollin gjerman, e kuptoni në rubrikën e sportit.

Ndërsa, si zakonisht, as këtë javë nuk mungojnë artikuj të tjerë të veçantë nga vendi dhe bota.