Arbëri

Kurti takon ambasadorin italian Orlando, bisedojnë për programin qeverisës dhe dialogun

Descriptive Text

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, takuan ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando dhe zëvendës-ambasadorin Matteo Corradini, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Si sfidë e parë e Qeverisë është buxheti i cili duhet të miratohet dhe që ishte pjesë e diskutimit në këtë takim. Përveç buxhetit, programi i Qeverisë e dialogu ishin ato që e morën vëmendjen më të madhe.

“Italia ka qenë për vite të tëra aleate e Kosovës dhe kështu do të jetë. Takimet mes nesh do të rriten njëlloj sikur bashkëpunimi”, thuhet në komunikatë.