Arbëri

Zyrtarët policorë të arrestuar konsiderohen “grup kriminal”

Janë arrestuar disa zyrtarë policorë për ryshfet, të cilët PK-ja po i konsideron “grup kriminalë”. Përveç zyrtarëve policorë, është arrestuar edhe një biznismen dhe një zyrtar i MPB-së.

Shefi i hetimeve në Policinë e Kosovës, Riza Shillova, në konferencën për media ka thënë se përveç zyrtarëve policorë është arrestuar edhe një biznesmen nga Kaçaniku, raporton Koha Ditore.

Ai të dyshuarit i ka konsideruar si ‘grup kriminal’.

Shillova ka thënë se bëhet fjalë për dy aksione të ndryshme.

Ai ka bërë të ditur se zyrtari i MPB-së, (v.j Arben Mustafa) ka qenë duke u hetuar edhe në raste të tjera.

Sipas tij, para disa muajsh Policia e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për dyshime të tjera.

Ai ka konfirmuar se janë arrestuar tre zyrtarë policorë.

Shefi i Krimeve Ekonomike, Bashkim Spahiu ka thënë se hetuesit kanë pasur në trajtim raste hetimore dhe dyshohet që për këto raste kanë pranuar ryshfet me ndërmjetësimin e zyrtarit të MPB.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për dy raste hetimore ku dyshohet që zyrtarët policorë kanë pranuar ryshfet për të krijuar lehtësi ose favore në këtë hetim.

Shefi i Krimeve Ekonomike, Bashkim Spahiu ka konfirmuar lidhjen e tij familjare me të arrestuarin Lavdim Osmani.

Ai në pyetën e Kohës Ditore është përgjigjur se hetuesit, prindërit i kanë tezakë. Por sipas tij vet veprimet e drejtorisë së udhëhequr nga ai nënkuptojnë se nuk ka pasur ndikim ky raport.

Shillova ka thënë se asnjë nga zyrtarët e arrestuar nuk është transferuar në drejtorinë e Krimeve Ekonomike pas ardhjes se drejtorit aktual, Rashit Qalaj.

Shillova ka thënë se Osmani ka qenë i njohur për drejtorinë. Sipas tij para 1 muaji është rekomanduar transferi i tij porse ende Komisioni Disiplinor nuk e ka trajtuar këtë rekomandim.

Ai ka thënë se dyshohet që në ndonjë rast kanë marrë 2500 euro, 10 000 euro por edhe pasuri tjetër që nuk janë para.

Ndërkaq, 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre persona të dyshuar, në mesin e tyre dy zyrtarë, njëri hetues Skënder Xhema, në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (DHKEK), një zyrtar Arben Mustafa, i Ministrisë së Punëve të Brendshme- Kryeinspektor i Agjensionit të Regjistrimit Civil, si dhe një person tjetër me inicialet (L.B), për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe“Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se hetimet ndaj të njëjtëve kanë filluar më 17 tetor 2019, me zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, si dhe në hetim ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar tjetër i Drejtorisë së Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (DHKEK), i cili një ditë më parë është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në raport.