Arbëri

Taksa do të zëvendësohet me reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar

Foto: Koha / ilustrim

Heqjen e tarifës ndaj produkteve me origjinë Serbinë e kanë paralajmëruar të mërkurën dy drejtuesit e institucioneve kryesore të Kosovës, kryetari i Qeverisë, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Por, kanë treguar se veprimin do ta ndërmarrin paralelisht vënies së masës së reciprocitetit ndaj fqinjit verior.

Kurti, i cili të hënën është bërë kryeministër, ka përmendur fushat në të cilat do të demonstrohet qasje e njëjtë ndaj Serbisë, sikurse ajo e aplikon ndaj Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ne konsiderojmë se jemi këtu ku jemi si Qeveri e re, edhe për shkak të zotimit tonë se me Serbinë do të kemi reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar, si zëvendësim për tarifën 100 për qind”, ka thënë kryeministri Kurti në një konferencë për media, pas takimit që e ka pasur me shefen e Misionit të Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova.

“Pra, ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë. Përkundrazi, do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti e dinjiteti, me parimin, i cili më së shumti njihet për vlerën e tij në raportet ndërfqinjësore e bilaterale, e ky është reciprociteti”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)