Arbëri

Osmani e Minxhozi duan avancim bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi, ka deklaruar se bashkëpunimi reciprok mes dy shteteve duhet të jetë më efektiv në të gjitha fushat, e sidomos në zhvillimin ekonomik dhe politikat e jashtme.

Kryeparlamentarja Osmani tha se duhet të avancohet bashkëpunimi edhe në fushën e legjislativit ndërmjet dy kuvendeve. Derisa u mësua se vizitën e parë jashtë vendit, Osmani do ta bëjë në Shqipëri.

“Diskutuam për mundësitë më të mira që përmes dy shteteve të avancojmë në të gjitha fushat, sidomos në zhvillimin ekonomik dhe politikën e jashtme që është tejet me rëndësi”, tha ajo, transmeton kosovapress.

Bashkëpunim më të madh kërkoi edhe ambasadori Qemal Minxhozi.

“Shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e fushës legjislative në një bashkëpunim më të frytshme. Me kënaqësi mora vesh se vizitën e parë në rajon, zonja Osmani do ta bëjë në Republikën e Shqipërisë... me një bashkëpunim qeveri-kuvend të dy vendeve tona shpresoj të ecim përpara”, tha ai.