Arbëri

Sot borë në zonat malore të Shqipërisë

Moti sot në Shqipëri parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash në ultësirën perëndimore si dhe i vranët në relievet malore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në zonat malore do të ketë reshje dëbore të herëpashershme dhe të dobëta deri mesatare përgjatë gjithë ditës. Mjegull e dendur e mjegullinë për shkak të reshjeve të dëborës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim –verilindje 5-15 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe ato luginore era do të fryjë me shpejtësi intensive dhe rrahje deri në 25-30 m/s, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 6 deri 7 ballë.

Qytetet Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 3/9 Re diell

Lezhë 2/9 Re diell

Durrës 3/10 Re diell

Tiranë 4/12 Re diell

Berat 3/10 Re diell

Vlorë 5/10 Re diell

Korçë -2/2 Re bore

Gjirokastër 0/8 Re diell

Sarandë 6/10 Re diell