Arbëri

Vitia zyrtarisht merr postin e ministrit të Shëndetësisë

Ministri i ri i Shëndetësisë Arben Vitia pranoi sot detyrën në krye të kësaj ministrie nga ish ministri Uran Ismaili.

Gjatë këtij pranim-dorëzimi të detyrës, siç njofton kumtesa, Vitia tha se do të punojë për të mirën e pacientëve dhe personelit shëndetësor në Kosovë.

Ndërkaq, ish-ministri Ismaili, theksohet në kumtesë, i uroi sukses në postin e ri ministrit Vitia dhe i uroi të vazhdojë me punë të mira në sektorin e shëndetësisë.