Arbëri

Kurti në mbledhjen e parë si kryeministër: Qeverisja jonë do të jetë pasqyrë ku qytetarët duan ta shohin veten

Menjëherë pasi mori zyrtarisht mandatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mblodhi qeverinë.

Kabineti i tij qeveritar, ka 2 zëvendëskryeministra e 15 ministra, raporton Koha.net.

Kurti, duke iu drejtuar ministrave të tij, theksoi se “takimet tona do të jenë të shpeshta e të shumta që ta koordinojmë punën”.

“Mos të harrojmë, qeverisja jonë është pasqyrë në të cilën qytetarët do të shohin vetveten, të jetë kjo pamje që ata duan ta shohin vazhdimisht”, u shpreh Kurti, raporton Koha.net.

“100 ditët e para do të jenë ditë të zëna me angazhim dhe përkushtim maksimal, karriget i kemi por më shumë do të rrimë në këmbë, programi ynë është ambicioz, por edhe pritjet e qytetarëve. Sytë e të gjithë popullit janë tek ky kabinet qeverisës. Mandati duhet të jetë më shumë për të shërbyer e jo për të urdhëruar. Shanset për sukses i kemi të mëdha”, tha ai