Kurti zyrtarisht merr mandatin e kryeministrit të Kosovës

Kurti zyrtarisht merr mandatin e kryeministrit të Kosovës
Albin Kurti ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës.
Pranim-dorëzimi u bë nga Behgjet Pacolli në mungesë të Ramush Haradinajt, ish-kryeministrit.
Pacolli gjatë fjalimit me Kurtin, tha se “Kosovën e presin sfida të mëdha”.
“Personalisht, s’do të kursehem për asgjë gjatë këtij mandati. Ju dëshiroj rrugëtim të mbarë, mbi të gjitha shëndetin”, u shpreh ai, raporton Koha.net.
Kurti, falënderoi Pacollin dhe tha se “do të punojë shumë për Kosovën”.
Kurti sot merr mandatin, pritet mbledhja e kabinetit të ri qeveritar
Kryeministri i zgjedhur i Kosovë, Albin Kurti sot do ta pranojë edhe solemnisht detyrën e shefit të ekzekutivit. Ai njoftoi se këtë post do ta marrë sot në orën 11:00.
Në zyrën e kryeministrit, në mungesë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara do të jetë ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli ai që do t’ia kalojë detyrën Albin Kurtit.
Pas kësaj, Kurti pritet të thërrasë në një mbledhje ceremoniale edhe qeverinë e tij të re.
Kurti është zgjedhur kryeministër një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Në kabinetin e tij, ai do të këtë 2 zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

PZAP-ja aprovon dy ankesa, KQZ-ja do të rinumërojë votat e dy partive në vendvotime të caktuara

9 të vdekur e 548 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Rreth 1700 qytetarë serbë nga Kosova kanë aplikuar këtë javë për t’u vaksinuar në Serbi

Haxhiu: VV-ja e ka prioritet vettingun, nuk do t’i marrim parasysh opsionet e qeverisjes Hoti

Në Ditën e Mësuesit protestohet para MASh-it, ministrat e Arsimit vlerësohen me notën 1

Bislimi për dyshimet për manipulime me vota: Po fundoset demokracia jonë e brishtë

DnV-ja bën thirrje të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve

Vuçiq: Serbia po përballet me presion nga Perëndimi për ta njohur Kosovën

Krivokapiq: Unë kurrë nuk do të isha dakord me njohjen e Kosovës

Zyberaj kërkon rinumërim të plotë të votave, thotë se kishte plan të organizuar për vjedhje të tyre

Ahmeti: Nuk ka klane brenda LDK-së
